
Gjykata i ka kthyer makinën Klea Gjatës, e cila ju sekuestrua në kuadër të hetimeve për Laert Haxhinë. Ajo është e dashura e haxhiut, i njohur për shumë vrasje dhe që u ekstradua pak kohë më aprë nga Greqia.
Gjykata vendosi t’i kthejë makinën Gjatës raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, pas një padie të dorëzuar nga e ëma, shtetasja Sh. Gj që kërkoi “Kthimin e sendit të sekuestruar sipas procesverbalit të datës 01.10.2023, ora 17:55, mbajtur nga oficeri i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Elbasan”.
Këto kërkesa ishin bashkuar në një të vetme në seancën gjyqësore të datës 10.07.2024.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur Pranimin e kërkesës të paraqitur nga nëna e Klea Gjatës, për kthimin e automjeti tip Mercedes–Benz, deri në përfundim të gjykimit.
Gjykata ja ka rrëzuar kërkesën Klea Gjatës e cila kërkoi të njëjtën gjë pasi makina luksoze sipas shkresave nuk rezultoi të ishte në emër të saj, por të nënës.
Lini një Përgjigje