TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Tetor 2025, 16:12

Goditi rojën e Gjykatës së Vlorës, arrestohet avokati Redi Llani

Shkruar nga Pamfleti

Goditi rojën e Gjykatës së Vlorës, arrestohet avokati Redi

Policia e Vlorës i ka vënë prangat avokatit Redi Llani, pasi dhunoi fizikisht rojën e sigurisë në Gjykatën e Vlorës.

Policia e akuzon atë për goditje për shkak të detyrës.

Blutë e Vlorës bëjnë të ditur se roja F. M., 60 vjeç, ka pësuar dëmtime në fytyrë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat, pasi më datë 10.10.2025, rreth orës 12:30, në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, gjatë një konflikti, ka goditur me grusht në fytyrë punonjësin në detyrë të sigurisë së objektit të këtij institucioni, shtetasin F. M., 60 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime në fytyrë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."-njofton policia. 

 

Lini një Përgjigje