TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2023, 13:34

Grabiste banesa dhe dyqane, arrestohet 28-vjeçari në Dibër

Shkruar nga Pamfleti

Grabiste banesa dhe dyqane, arrestohet 28-vjeçari në Dibër

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohet se ka grabitur disa banesa dhe dyqane në qytet.

Mësohet se të arrestuarit, Fatjet Kaca i është gjetur dhe një sasi lënde kanabisi të cilën e kishte fshehur në trup.

Dyshohet se 28-vjeçari është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetasit A.S., dhe i vjedhjes së banesës të shtetasit A.M., në qytetin e Peshkopisë.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Vidhte në banesa dhe në dyqane, kapet e vihet në pranga 28-vjeçari.

Zbardhen dy vjedhje të kryera nga ky shtetas.


Në momentin e kapjes, shërbimet e policisë i gjetën një sasi lënde narkotike canabis sattiva.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera më parë nga ky shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat u kap dhe u arrestua shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Dibër.


Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 28-vjeçari, është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetasit A.S., dhe i vjedhjes së banesës të shtetasit A.M., në qytetin e Peshkopisë.

Në momentin e kapjes shërbimet e policisë, i gjetën 28-vjeçarit të fshehur në trup, një sasi lënde narkotike canabis sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

grabitje banesa diber arrestim

Lini një Përgjigje