Kronike23 Prill 2023, 10:57

U kap me kokainë e mijëra euro, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kokainë e mijëra euro, arrestohet i riu shqiptar në

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike, kokainë dhe heroinë.

Bëhet me dije se i riu shqiptar u arrestua në komunën Savignanos. Gjatë kontrollit fizik të riut i janë gjetur në një mbështjellëse plastike rreth 50 gramë kokainë, ndërsa gjatë kontrolleve në banesë u zbuluan sasi më të mëdha droge.

Në banesën e tij u gjet një sasi mbi 5 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë, 500 gramë heroinë si dhe shuma prej 48.420,00 euro dhe materiale të shumta për ambalazhimin e drogës.

Sakaq, 24-vjeçari shqiptar është lënë në paraburgim nga prokuroria italiane, ndërsa pritet të përballet me drejtësinë për akuzat që rëndojnë ndaj tij.

kokaine euro arrestim shqiptar itali