Një 42-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, pasi një gur i shkëputur nga mali goditi automjetin që ai po drejtonte.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar rreth orës 22:30 në fshatin Hotolisht. Dyshohet se një gur është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi një automjet tip "Benz".
Në timon ndodhej shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Për shkak të goditjes, ai humbi jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë kryer veprimet e para në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Lini një Përgjigje