TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Korrik 2026, 21:08

Rinasi "fundos" trafikantët, kapen 46 kg kanabis në dy valixhe nga Toronto!

Shkruar nga Pamfleti
Rinasi "fundos" trafikantët, kapen 46 kg kanabis në dy
Kanabisi i kapur në Rinas

Një tentativë për të futur në Shqipëri 46 kilogramë kanabis është goditur në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit nga Administrata Doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto–Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime. Pas kontrollit fizik, në prani të poseduesve të tyre, u sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis sativa, e ndarë në 89 paketime.

Dy personat që kishin në posedim bagazhet, së bashku me lëndën narkotike të sekuestruar, iu dorëzuan strukturave të Policisë së Shtetit për kryerjen e veprimeve procedurale dhe vijimin e hetimeve.

Administrata Doganore bëri të ditur se operacioni u realizua në kuadër të kontrolleve të bazuara në analizën e riskut dhe theksoi se do të vijojë bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

rinas kanabis operacion

Lini një Përgjigje