TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2023, 22:55

Humbi jetën gjatë punës/ Kush është 35-vjeçari që punonte në fasoneri dhe misteri mbi shkaqet e vdekjes

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën gjatë punës/ Kush është 35-vjeçari

Taulant Lika, 35 vjeç ka gjetur vdekjen sot pasi është goditur nga një pajisje gjatë punës në një fasoneri në zonën e Krujës.

Mësohet se fasoneria është në pronësi të shtetasit A. Kalesha dhe është hapur së fundmi.

Por teksa policia bëri të ditur se 35-vjeçari dyshohet se aksidentalisht është goditur nga një tranxhë, është e paqartë si ka ndodhur ngjarja. Kjo pasi tranxha është një pajisje që peshon rreth 2 tonë dhe nuk ka asnjë mundësi që të godasë personin që e përdor. Rreziku është për të prerë gjymtyrë, por jo të godasë. Goditja mund të ndodhë vetëm në rast se makineria po transportohej apo zhvendosej.

Për aksidentin nuk është njoftuar as qendra shëndetësore Fushë-Krujë dhe as Spitali i Krujës dhe nuk dihet se ku apo se nga kush i është dhënë ndihma e parë viktimës.

“News 24” raporton se fasoneria ka vetëm pak kohë që është hapur dhe viktima banonte vetëm pak metra larg fasonerisë.

fason vdekje

Lini një Përgjigje