Flodian Plaku, i arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme, akuzohet si autor i vrasjes së Gentian Bejtjas më 15 mars 2025 në Larushkë te Krujës.
Plaku që mban edhe mbiemrat Mamo dhe Serjani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” si të dyshuar nën akuzat e “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtjes pa leje të armëve”.
Raportohet po ashtu se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut. Sipas policisë, Plakut i janë gjetur me vete 2 armë zjarri, të cilat i janë sekuestruar.
Gjatë hetimeve, policia dhe prokuroria zbuluan se në një agjenci udhëtimesh në Lezhë janë lënë gjurmë të Flodian Plakut. Në këtë agjenci, u prenë bileta udhëtimi për Flodian Plakun dhe sipas policisë janë paguar nga Roan Brahimi, person ky i vrarë në Athinë.
Rohan Brahimi alias Sidorel Prendi rezulton se ka lidhje familjare me të arrestuarin Ilir Beqaraj të cilit i është shtuar edhe akuza e “vrasjes me paramendim” pasi dyshohet se ka marrë pjesë direkte në vrasjen e Gentjan Bejtjes.
Hetuesit dyshojnë se Brahimi, ka pajtuar Flodian Plakun dhe Ilir Beqarajn për të ekzekutuar Gentjan Bejtajn për llogari të palëve të treta që ndodhen në Nikël.
Identifikimi i Florian Plakut si pjesëmarrës në vrasje është kryer përmes një mbetje ADN të gjetur në makinën ‘Golf 7’. Po me këtë makinë u gjetën edhe gjurmët e Gentjan Beqarajt dhe Edison Haxhiut, të cilën e përdorën për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.
I njohur ndryshe si ‘Pole Qorri’, emri i Flodian Plakut rezulton si ‘koka e bandës’ së trafikut të drogës, nga Vlora drejt Italisë.
Lini një Përgjigje