Për arrestimin e Plakut, i njohur me pseudonimin ‘Pole Qorri’, policia kishte organizuar disa operacione, duke ushtruar kontrolle në disa vende si dhe në banesë, por nuk është gjetur...
Flodian Plaku, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, mësohet se është arrestuar nga Policia, gjatë një operacioni.
Sipas raportimeve, Plaku i cili njihej edhe me dy mbiemra të tjerë (Memo e Serjani) është një prej personave të dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, një personazh i njohur i cili u ekzekutua në mars të 2024, brenda rrethimit të banesës së tij. Plaku i njohur edhe me pseudonimin ‘Pole Qorri’ u kap në një operacion të Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me Krimet e Rënda dhe Operacionalen.
Flodian Plaku i njohur me nofkën “Pole Qorri” u arrestua në zonën e Orikumit dhe në momentin kur iu hodhën prangat kishte me vete edhe dy pistoleta pa leje.
Për Plakun thuhej se ishte i strehuar në Dubai, ndërsa nuk dihet se kur mund të ketë hyrë në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim për vrasjen e Bejtjas rreth 6 muaj pas krimit.
Ndaj Flodian Plakut (Serjani dhe Mamo), gjykata e Tiranës ka caktuar më 26 korrik masën e sigurisë ‘arrest me burg’ si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’.
Në 2019, ai u arrestua dhe njihet si kreu i një bande që me gomone niste kanabis nga Shqipëria në Brindizi. Droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.
Për arrestimin e Plakut, i njohur me pseudonimin ‘Pole Qorri’, policia kishte organizuar disa operacione, duke ushtruar kontrolle në disa vende si dhe në banesë, por nuk është gjetur.
Po ashtu, gjatë operacionit është arrestuar edhe një person tjetër. Personi i arrestuar, bashkëpunëtor i tij është identifikuar si shtetasi Juljan Aliaj.
Sakaq, nga informacionet e marra deri tani, mësohet se Plaku kishte marrë porosi për të kryer sërish vrasje.
Vetëm pak ditë pasi u vra Gentian Bejtja, më 19 mars, policia arrestoi në flagrancë Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi, alias Ilir Mançellari, 41 vjeç dhe Edison Haxhiun, 30 vjeç, si të dyshuar për ekzekutimin mafioz.
Si ndodhi vrasja e Gentian Bejtjas?
Referuar hetimeve, autorët iu afruan banesës së Gentjan Bejtjas, baba i dy fëmijëve, me automjetin “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pasi e vranë, po me këtë automjet u larguan në rrugën Larushkë – Thumanë.
Pas mbikalimit të Fushë Krujës, u kthyen majtas dhe në fshatin Hasan dogjën makinën. Policia thotë se është vërtetuar që autorët u larguan me një mjet “Volksëagen Golf” i zi, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur itinerarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë.
Më pas devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë-Krujës në drejtim të fshatit Bubq. “Volksëagen Golf” me targë AB960GG, ishte pronë e Edison Haxhiut, 30 vjeç, nga Miloti por banues në Tiranë. Po kështu, kjo makinë ishte përdorur edhe nga Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, po nga Miloti por me banim në Tiranë.
“Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip "Volksëagen Golf" me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambjentet e Policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ëalther” me tetë fishekë, një armë zjarri e markës “Benelli”, e cila mbahej me lejen e organeve të Policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, një kartë identiteti e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, dhe 3 aparate celulare”, njoftonte policia.
Mbi Bejtjan në 15 mars u qëlluan rreth 50 plumba, një pjesë e të cilëve e kapën në fytyrë e trup duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Dyshohet se Bejtja kishte dijeni për shumë krime të tjera të 10 viteve të fundit. Ishte i dyshuar si i përfshirë në disa atentate, si personi që ka nxjerrë në pritë viktimat, informator apo ndihmës i ekzekutorëve. Bejtja para se të vritej u kishte shpëtuar disa atentateve.
Më 4 Korrik 2023, jashtë ambienteve të shtëpisë iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, u plagos Bejtja si dhe dy djemtë e tij, 10 dhe 13 vjeç. Më 9 Janar 2022, Gentian Bejtja u qellua me armë në afërsi të Niklës, por u plagos shoku 31-vjeçar Klodian Stafuka.
Lini një Përgjigje