TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2024, 08:24

I dënuar me 15 vite burg për trafik të miturish, arrestohet në Athinë i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 15 vite burg për trafik të miturish, arrestohet

Një person është arrestuar në Greqi dhe është ekstraduar në vendin tonë. Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Demiri, i cili është dënuar me 15 vite burg pasi akuzohet se trafikonte të mitur dhe i detyronte që të lypnin.

Sipas policisë, Demiri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana që më 6 janar 2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e ka dënuar me 15 vjet burg.

Kujtim Demiri e bleu fëmijën e mitur H.S 10 mijë lekë të reja dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

"Bashkëpunimi midis Interpol Tirana dhe Interpol Athina mundëson arrestimin dhe ekstradimin e një të kërkuari nga Greqia në Shqipëri

Më datë 20.08.2024, pas një bashkëpunimi intensiv dhe shkëmbimi informacioni mes Interpol Tirana dhe Interpol Athina u realizua arrestimi dhe ekstradimi nga Greqia i shtetasit Kujtim Demiri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 06.01.2018, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin e datës 01.02.2010, e ka dënuar me 15 vjet burg, për veprën penale “Trafikikimi të miturve”, parashikuar nga neni 128/b/2 , i Kodit Penal.

Sipas vendimit, shtetasi Kujtim Demiri ka marrë nga Shqipëria në Greqi fëmijën e mitur H.S dhe e ka shfrytëzuar për të lypur në Greqi nën ushtrimin e dhunës.

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana vazhdojnë angazhimin për sjelljen në Shqipëri dhe vendosjen para drejtësisë të personave në kërkim ndërkombëtar", njofton policia.

Lini një Përgjigje