TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Prill 2025, 19:05

I dënuar me 24 vite burg, Operacionalja prangos në Lushnje 57-vjeçarin me dy emra (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar me 24 vite burg, Operacionalja prangos në Lushnje

Forca e Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 42” duke arrestuar një 57-vjeçar të dënuar me 24 vite burg nga autoritetet italiane.

Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, sipas një informacioni zyrtar, është dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. 

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale "Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike".

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 - 130 kg, në Caserta, Itali.   

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Lini një Përgjigje