
Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë i mundur arrestimi i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.
“Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja", kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, njofton policia.
Lini një Përgjigje