Një konflikt fizik u regjistrua rreth orës 23:00 të mbrëmjes së premte në lagjen nr. 3 të Sarandës, në zonën e njohur si “Ekualipsi”.
Sipas të dhënave paraprake, disa persona u përfshinë në një sherr për motive të dobëta. Gjatë konfliktit, ata goditën njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje mbërritën forca të shumta të Policisë dhe efektivë të FNSH-së. Autoritetet shoqëruan në Komisariatin e Policisë Sarandë gjashtë shtetas që dyshohet se kanë lidhje me incidentin.
Burime bëjnë me dije se disa nga personat e përfshirë iu drejtuan Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ka nisur veprimet hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje