Një person ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet si autor i një vjedhjeje të kryer nën kërcënimin e armës autamtaik.
Gjatë operacionit, uniformat blu sekuestruan edhe dy armë zjarri, të cilat dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të 21-vjeçarit.
Sipas hetimeve, i arrestuari, banues në fshatin Mafsheq të Krujës, më 19 qershor 2026, rreth orës 02:30, ka hyrë i maskuar dhe i armatosur me armë automatike në oborrin e një banese në fshatin Radë, me qëllim vjedhjen.
I riu u lokalizua nga shërbimet policore në zonën e Krujës, ku tentoi të largohej për t’iu shmangur arrestimit, por u neutralizua dhe u vu në pranga.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rada”, nga shërbimet operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit M. F., 21 vjeç, banues në fshatin Mafsheq, Krujë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 19.06.2026, rreth orës 02:30, ky shtetas, i maskuar dhe me armë zjarri automatike, ka hyrë për të vjedhur në oborrin e banesës së shtetases M. K., në fshatin Radë. Gjatë operacionit, në zonën e Krujës, 21-vjeçari ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri”, njofton policia.
Lini një Përgjigje