TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 10:34

Atentati me dy viktima në Shkodër, policia jep detaje: Autori hapi zjarr në drejtim të disa personave!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati me dy viktima në Shkodër, policia jep detaje: Autori hapi

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me atentatin mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali.

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 08:50, shtetasi Rakip Gila dyshohet se ka qëlluar me armë automatike në drejtim të disa personave, duke shkaktuar një bilanc tragjik: dy të vrarë dhe dy të plagosur.

"Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, dyshohet se shtetasi R. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi E. V. (B.), 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe shtetasja M. K., 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi A. P., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi L. K. (L.), 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje