TAGS-AT E JAVËS

Kronike 8 Shtator 2025, 10:26

"I dorëzuar"/ Pamjet e arrestimit të Gilës, i dyshuar si autor i atentatit mafioz në Shkodër (Video)

Shkruar nga Pamfleti

"I dorëzuar"/ Pamjet e arrestimit të Gilës, i dyshuar

Publikohen pamjet e arrestimit të Ragip Gilës, i dyshuar si autor i atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në qendër të Shkodrës, ku mbetën të vrarë dy persona dhe dy të tjerë u plagosën.

News24 ka siguruar pamjet, teksa forca të shumta policore ndjekin Gilën, i cili pasi braktisi një automjet, tentoi të largohej në këmbë. Ai është arrestuar në lumin Kir.

Gila dyshohet se është autori i atentatit ku viktimë mbetën Armando Pali, punonjës i IMT Shkodër dhe Liridon Kraja, shofer i Erogen Vasos alias Brajovicc. Dyshohet se objektivi i atentatit ishte Erogen Brajovicc që mbeti i plagosur.

Lini një Përgjigje