
Policia e Shtetit ka zbarkuar në qytetin e Lezhës për kontrolle të imtësishme të automjeteve pas atentatit të ndodhur sot në Rinas. Mësohet se janë ngritur postoblloqe në hyrje të qytetit. Gjithashtu pak më herë forca të shumta policie janë vendosur në Krujë, pas djegies së automjetit në një fshat aty pranë.
Kujtojmë se atentati ndodhi në aeroportin e Rinasit, ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani, ndërsa lëviznin me automjet.
Viktimë e atentatit mbeti Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. Sipas informacioneve viktima Dani sapo ishte kthyer nga Barcelona.
Dyshimet janë se është ruajtur nga atentatorët që më pas kanë kryer atentatin.
Lini një Përgjigje