TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 15:21

Vrasja e Gilmando Danit, policia jep detajet e para mbi ngjarjen; zbulohet identiteti i të plagosurit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Gilmando Danit, policia jep detajet e para mbi ngjarjen; zbulohet

Policia e Shtetit ka dhënë një informacion paraprak lidhur me atentatin mafioz të ndodhur rreth orës 14:20 në rrethrrotullimin në afërsi të aeroportit, ku viktimë ka mbetur Gilmando Dani, ndërsa është plagosur një tjetër person.

Sipas policisë, i plagosuri është shtetasi Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç. Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz S” kur drejt tyre u hap zjarr pranë rrethrrotullimit të Rinasit.

Policia tha se ka ngritur pika kontrolli dhe vijon puna për kapjen e atentatorëve. Ndërkohë që një automjet, tip Toyota me targa greke është gjetur duke u djegur jo shumë larg vendit të ngjarjes, ndërsa ka dyshime se është përdorur nga autorët në këtë atentat.

Rinas/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje