TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2026, 21:04

Krimi në Roskovec, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, një ditë bëmë sherr për plehun e patateve

Shkruar nga Pamfleti
Krimi në Roskovec, flet i biri: Babai ishte tip konfliktual, një
Krimi në Roskovec

Detaje të tjera janë bërë publike lidhur me ngjarjen e rëndë në Roskovec të Fierit, ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj vrau me armë gjahu bashkëshorten e tij, 75-vjeçaren Dashuri Rrapaj, dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas burimeve nga Policia, djali i çiftit ka deklaruar se në momentin kur ndodhi krimi ndodhej në Fier për një konsultë mjekësore, fakt që është verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë.

Në dëshminë e tij, ai ka pohuar se i ati kishte natyrë konfliktuale. Një nga përplasjet e fundit në familje kishte ndodhur rreth 10 ditë para ngjarjes, për një çështje banale lidhur me plehërimin e patateve në oborrin e banesës. Sipas tij, kjo situatë kishte përfunduar deri në komisariatin e Roskovecit, ndërsa nëna e tij zakonisht mbështeste të birin në këto konflikte.

Pas kthimit nga Fieri, djali ka gjetur prindërit të pajetë në banesë. Fillimisht ai ka njoftuar një të afërm dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Burimet policore bëjnë me dije se arma e përdorur në krim ishte e një tipi të vjetër dhe dyshohet se ishte mbajtur e fshehur nën tokë, pasi është gjetur me dhe.

Nga këqyrja paraprake rezulton se arma është shkrepur dy herë: një plumb i ka marrë jetën bashkëshortes, ndërsa tjetri i ka shkaktuar vdekjen autorit, i cili dyshohet se është vetëvrarë.

 

Lini një Përgjigje