TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Dhjetor 2023, 10:30

Atentati në Tiranë, flet i ati i Rudolf Zefit: Mi ka shpëtuar Zoti, në makinë ishin të dy djemtë

Shkruar nga Pamfleti
Atentati në Tiranë, flet i ati i Rudolf Zefit: Mi ka shpëtuar
Pamjet e autorit të dyshuar për atentatin ndaj Rudolf Zefit

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në zonën e Don Boskos në Tiranë, këtë të enjte. Makina e 42-vjeçari Rudolf Zefi me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që lëvizte në këmbë.

Ndërkohë babai i 42-vjeçarit ka thënë për mediat se nuk kanë pasur asnjë problem.

“Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka treguar se në automjet kanë qenë dy djemtë e tij, dhe jo vetëm 42-vjeçari siç edhe u raportuar fillimisht. Në makina janë evidentuar katër plumba në xham.

“Mi ka shpëtuar zoti”, ka thënë ndër të tjera ai.

rudolf zefi fleti i ati

Lini një Përgjigje