Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova është arrestuar në Kukës.
Në tetor të vitit 2024 Denis Dina ka transportuar rreth 1.1 kg kokainë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet automjetit të tij.
Lëndën narkotike ia ka dhënë një shqiptari të Kosovës në Prishtinë, i cili gjatë ndjekjes nga policia lokale e ka hedhur nga dritarja e automjetit pak para se të arrestohej gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj kosovare.
Ndaj 31-vjeçarit, Gjykata e Prishtinës më 14 Prill 2025 ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”.
'Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale.
Kapet në Kukës një 31-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, paraditen e sotme është finalizuar një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, konkretisht:
Operacionalja 41, në kuadër të të cilit, nga ana e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, u bë e mundur lokalizimi në qytetin e Kukësit, kapja dhe ndalimi me qëllim ekstradimi i shtetasit D. D., 31 vjeç, banues në Kukës.
Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Prishtinës/Kosovë, më datë 14.04.2025, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike (kokainë)”, të parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.
Operacioni vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.', njofton policia.
Lini një Përgjigje