TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2025, 21:28

I shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit në Elbasan, dalin pamjet kur Marselo Arani merr makinën e atentatit! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit në Elbasan,

Ky është i shpalluri në kërkim Marselo Arani, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mandi Mehalla në Elbasan, mbrëmjen e së dielës.

Në këto pamje të siguruara nga 'AbcNews', ai shihet teksa merr makinën tip Audi, e cila u përdor në ngjarje. Sipas kamerave të sigurisë, Arani shfaqet në datën 29 nëntor rreth orës 18:15. Ndërkohë, vrasja u krye një ditë më pas, më 30 nëntor. 32-vjeçari Arani, gjatë kohës së krimit, ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për një tjetër vepër penale.

Për vrasjen e Mandi Mëhallës, u arrestua Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak në biznes me viktimën, si i dyshuar për vrasje me paramendim në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Në pranga ra edhe Kujtim Pisha, 52 vjeç, roja i karburantit “Xhaxhi Oil” ku ndodhi ngjarja.

Përveç Marselo Arani, në kërkim për këtë ngjarje u shpall edhe Armando Kola, 35-vjeç. Makina e krimit në pronësi të ish-ortakut Xhino Ago, të cilën ia ka dhënë hua për ta përdorur i shpalluri në kërkim Marselo Arani, u gjet e shkrumbuar në aksin Elbasan Librazhd.

Lini një Përgjigje