TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Maj 2025, 15:03

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 28- vjeçari në Lezhë; zbardhjen emri

Shkruar nga Pamfleti

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 28- vjeçari

Një 28 vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje.

Në pranga është vënë Kristjan Hasani, të cilit Gjykata Themelore e Prizrenit, më datë 12.05.2025, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë'.

"Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës një 28 vjeçar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”,  kapën dhe arrestuan  me qellim ekstradimi drejt Kosovës, shtetasin Kristjan Hasani, 28 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit, Kosovë, më datë 12.05.2025, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës  penale “Vjedhje e rëndë”, njoftoi sot policia. 

Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet Kosovare vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Lini një Përgjigje