Kronike12 Shkurt 2024, 14:59

Ishte e kamufluar në një dyqan rrobash; si u zbulua depo e armëve në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Ishte e kamufluar në një dyqan rrobash; si u zbulua depo e

Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës.

Deri më tani janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa e mina me telekomandë.

Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash. Nga pamjet nga depo, ku dallohen ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por sipas mediave një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga.

Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen '10 korriku', ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit. 


Nuk dihet nëse me këto armatime ishte planifikuar ndonjë atentat, apo kjo depo shërbente për shitjen e tyre për llogari të grupeve kriminale. 

Çfarë është zbuluar deri më tani
-3 mina
-2 kallashnikovë
-2 pistoleta të llojit skorpion
-2 pistoleta glock
-1 pistoletë me mulli
-Targa

 

depo e armëve në vlorë