TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2025, 19:17

Iu gjetën 15 kg drogë në frigorifer, arrestohet 52-vjeçari shqiptar në Bolonja  

Shkruar nga Pamfleti

Iu gjetën 15 kg drogë në frigorifer, arrestohet
Policia italiane e Bolonjës ka finalizuar një operacion kundër trafikut të drogës, duke arrestuar një 52-vjeçar shqiptar i cili posedonte 15 kilogramë lëndë narkotike në një apartament në rrugën “Via Bigari”.  

Operacioni u krye pas informacioneve për lëvizje të dyshimta të të dyshuarit në zonë dhe të dhënave se ai fshihte drogë në banesë. Gjatë kontrollit, oficerët zbuluan 25 pako celofani me hashash dhe 5 pako të tjera me marihuanë, të fshehura brenda frigoriferit të apartamentit.  

Sasia totale e lëndës narkotike arrinte rreth 15 kilogramë. I arrestuari akuzohet për posedim me qëllim shpërndarjen e narkotikëve dhe është dërguar në burgun e Dozzës, ku pritet të dalë para gjykatës për seancën dëgjimore. 

Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të zbardhur lidhjet e mundshme të të dyshuarit me rrjete të tjera të trafikut të drogës. 

Lini një Përgjigje