TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Korrik 2025, 15:52

Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga taksat e parkingut, Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për ish-nënkryetaren e Bashkisë Fier dhe 3 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk arkëtuan 40 mln lekë nga taksat e parkingut, Gjykata lë

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka miratuar kërkesën e Prokurorisë për të marrë në pyetje katër individë të dyshuar për kryerjen e veprave penale të shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të paligjshëm mbi zyrtarët publikë.

Seanca gjyqësore, e zhvilluar me dyer të mbyllura, është drejtuar nga gjyqtarja Aurora Tusha, e cila ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për marrjen në pyetje të të dyshuarve, të cilët akuzohen për vepra të lidhura me abuzimin e pozitave publike.

Mësohet se Adela Hysenaj, ish-nënkryetare, dhe Vasil Çeku, drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, do të qëndrojnë në masën e “arrestit shtëpiak”.

Ndërkaq, Anisa Cjapi, Drejtoreshë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, si dhe Martin Dodi, sekretar i Përgjithshëm i kësaj bashkie, janë pezulluar nga detyra dhe u është caktuar masa “detyrim paraqitjeje”.

Gjykata ka vendosur të heqë masën e “ndalimit të daljes jashtë vendit” për Dodin, ndërsa për Çekun është hequr pezullimi nga detyra, por ai vazhdon të mbetet në “arrest shtëpie”.Vendimi është shpallur më 26 korrik 2025 dhe mund të apelohet në Gjykatën e Apelit brenda një afati prej 5 ditësh.

Kujtojmë se operacioni “Parking” u finalizua pas një hetimi disa mujor nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit. Hetimi zbuloi një dëm prej rreth 40 milionë lekësh në buxhetin lokal si pasojë e mospajisjes me kasë fiskale të parkimit nëntokësor dhe favorizimit të subjekteve private përmes uljes së padrejtë të taksave.

 

 

Lini një Përgjigje