TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Maj 2025, 10:44

Iu vendos tritol në automjet, zbardhet dëshmia e mjekes: Nuk kam konflikte me askënd

Shkruar nga Pamfleti

Iu vendos tritol në automjet, zbardhet dëshmia e mjekes: Nuk kam

Zbardhen detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Tiranë. Mësohet se automjetit të shtetases Matilda Kraja që ishte në parkingun e një spitali, i është vendosur lëndë plasëse.

Mësohet se Matilda Kaja punon si mjeke në një spital privat në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Në dëshminë e saj përpara oficerëve të Policisë Gjyqësore ajo është shprehur se “nuk ka konflikte me askënd dhe se tritoli mund të ketë qenë për spitalin jo për të personalisht”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit të sotëm dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 03:55, të datës 01.05.2025, në rrugën “Pjetër Budi”, dyshohet se në parkingun në afërsi të një spitali, është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse në gomën e parë të automjetit në pronësi të shtetases M. K. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje