Shpërthimi është inskenuar nga pronarët e apartamentit, në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit.
Një sasi tritoli ka shpërthyer gjatë natës në lagjen “Partizani” në qytetin e Elbasanit. Lënda plasëse është vënë në katin e parë të një pallati, ndërsa si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga pamjet e siguara shihen dëmet që ka shkaktuar shpërthimi, ku ka pasur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.
Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm rreth orën 01:00 të natës.
Sipas tyre, në banesë, e cila ishte objekt i sulmit jeton një familje e përbërë nga tre anëtarë. Në momentin e shpërthimit ata nuk ndodheshin në banesë.
“Ora 01:00 e natës mund të ishte. Ne po flinim gjumë bashkë me vajzën. Dëgjuam një krismë shumë e fortë. Xhamat janë dëmtuar komplet. Këtu poshtë jeton një familje: burri, gruaja dhe fëmija i tyre, por ata ikën në mbrëmje. Janë të gjithë të moshuar. Nuk e dimë se si ndodhi. Aq u trembëm sa zemra më rrihet pa pushim. Shumë zhurmë e madhe”, tha një banore e zonës.
Por, disa detaje të reja zbardhen ngjarjen në Elbasan. Bëhet e ditur se shpërthimi është inskenuar nga pronarët e apartamentit, në bashkëpunim me nipin e kryefamiljarit.
Gjithashtu raportohet se familjarët që posedojnë apartamentin ku shpërtheu lënda plasëse, pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë Shqipërisë.
Ndërkohë nga pamjet e siguruara rezulton se lënda plasëse është vendosur nga një burrë, i cili ka pikasur nga kamerat e sigurisë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit ku ndodhi shpërthimi.
Në momentin e shpërthimit, i cili ndodhi rreth orës 00:05, të datës 01 maj, në lagjen “Partizani”, brenda banesës nuk ka pasur persona dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Lini një Përgjigje