TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Nëntor 2023, 11:17

Iu vodhi italianëve 15 mln euro përmes mashtrimit, GJKKO lë në burg bosin e “Call-Center”-ave Mendim Domi

Shkruar nga Pamfleti

Iu vodhi italianëve 15 mln euro përmes mashtrimit, GJKKO lë

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Mendim Domin, të akuzuar si një nga bosët e “Call-Center”-ave që mashtronin europianët duke iu zhvatur qindra mijëra euro.

Domi u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Tiranës teksa qëndronte i fshehur në kryeqytet. 30-vjecari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ky shtetas, në bashkëpunim me të tjerë, ka mashtruar shtetas të huaj, duke i bindur që të investojnë në kriptovaluta, shuma të ndryshme parash, të cilat më pas i kanë përvetësuar.

Domi akuzohet se është pjesë e grupit kriminal që përdornin skema mashtrimi me “call center”, dhe u zbuluan në fund të vitit 2022. Dëmi i përllogaritur që këta persona kishin marrë nga shtetas italianë shkon deri në 15 milionë euro.

Mendim Domi rezulton të jetë pronar i disa kompanive si “Mendim Domi” në fushën e telefonisë, “Mendim Domi” në fushën e ndërtimit, “N.M-09” në fushën e tregtisë së mallrave ushqimore.

mendim domi burg call center mashtrim

Lini një Përgjigje