
Meigan Brajoviç, 37 vjeç, u arrestua nga policia e Shkodrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një 22-vjeçar, të shpallur në kërkim kanë kanosur me armë zjarri fqinjin e tyre pas një konflikti.
Në një njoftim zyrtar, Policia e Shkodrës bëri të ditur se Forca së Posaçme “Shqiponja” arrestoi 37-vjeçarin dhe ka shpallur në kërkim shtetasin A.G, i cili dyshohet se ka marrë edhe armën e zjarrit dhe është larguar me vrap sapo ka parë ofrimin e forcave të policisë.
“Nga hetimet dyshohet se këta 2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë.
22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje