TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2025, 16:22

Kërcënoi gjyqtarin e Fierit, Apeli rrëzon kërkesën e “Ben Qimes” për ta nxjerrë nga qelia

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënoi gjyqtarin e Fierit, Apeli rrëzon kërkesën e
“Ben Qimja”

Gjykata e Apelit të Tiranë ka refuzuar ankimimin e Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja”, duke sjellë vijimin e shpalljes në kërkim të të fortit të Fierit.

Prej muajit shkurt 2025, gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “arrestit në burg” ndaj Arben Isufaj, për shkak se ndaj tij prokuroria kishte nisur një hetim për “Kanosje të gjyqtarit” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Ky vendim nuk u mundësua të ekzekutohej nga policia, por nga arratia përmes avokatëve të tij, Arben Isufaj ka ankimuar në Apel vendimin e Shkallës së Parë.

Pak ditë më parë Gjykata e Apelit, ka marrë në shqyrtim rastin në fjalë, duke vendosur rrëzimin e ankimit të bërë nga Arben Isufaj dhe vijimin e masës së “arrestit në burg” për të “fortin” e Fierit.

Hetimi penal ndaj Arben Isufajt, nisi pas kallëzimit të një noteri, të cili i kishte thënë se do të vriste djalin e gjyqtarit dhe më pas gjyqtarin e Fierit, Vladimir Cjapi.

Cjapi dhe Isufaj më parë kanë qënë miq, pasi Cjapi ka punuar si avokat dhe ka mbrojtur ligjërisht në disa procese familjarët e Arben Isufajt.

Mbi këtë bazë, nga ana e prokurorisë u urdhërua dhe kontrolli në banesën e Arben Isufaj. Gjyqtari, Cjapi ndërkohë është marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit, bashkë me noterin që bëri denoncimin.

Nga burimet konfirmohet se Vladimir Cjapi ka në shqyrtim një dosje për 3 persona, mes të cilëve dhe Pëllumb Yzeiraj, që dyshohet se kanë vrarë në 1997, Julian Isufaj, xhaxhain e Arben Isufajt.

Ky i fundit, më herët ishte në kërkim policor pasi dyshohej për vrasjen e Demir Backës. Por ndaj tij nuk u ngrit akuzë për vrasje.

Ndërsa vite më parë ja hodhi drejtësisë, ndonëse kërkohej për krime të rënda nga drejtësia italiane, si trafik droge dhe vrasjen e Pirro Koçiut në Tiranë./Ora News

Lini një Përgjigje