TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2025, 14:54

Kërcënoi me thikë një 41-vjeçar dhe i dëmtoi makinën, shpallet në kërkim i riu në Sarandë 

Shkruar nga Pamfleti

Kërcënoi me thikë një 41-vjeçar dhe i dëmtoi

Një 21-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë, pasi ka kanosur me thikë një person dhe më pas e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar automjetin.

Dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) 41 vjeçarin dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë. Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.

"Kanosi me thikë një shtetas dhe e ndoqi me makinë, duke i dëmtuar edhe automjetin, shpallet në kërkim 21-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprat penale “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin M. B., 21 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 21-vjeçari ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 41 vjeç, dhe më pas e ka ndjekur me automjetin e tij, duke i dëmtuar automjetin që ky i fundit po drejtonte, në lagjen nr. 3, Sarandë. Pamje të kësaj ngjarjeje janë bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit të përdorur nga shtetasi M. B.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton pooicia. 

 

Lini një Përgjigje