TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Nëntor 2023, 20:01

Kishin fshehur kokainën në lavatriçe, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Shkruar nga Pamfleti

Kishin fshehur kokainën në lavatriçe, arrestohen dy

Një operacion antidrogë në Itali ka sjellë arrestimin e 2 të rinjve shqiptarë në Romë të cilët janë kapur me kokainë në banesë.

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali, pasi u është gjetur një sasi kokaine e fshehur në lavatriçen e shtëpisë.

Mediat italiane raportojnë se dy të rinjtë shqiptarë, të dy të moshës 25-vjeçare, janë kapur teksa tentuan të iknin nga banesa nga kopshti i tyre tek fqinjët, pasi kuptuan prezencën e policisë.

Më pas policia ka zhvilluar kontrolle në banesën e dy shqiptarëve, ku ka gjetur të fshehura në kapakun e lavatriçes 37 doza kokainë, si dhe disa thasë dhe gërshërë që përdoren për paketimin e dozave individuale.

Po ashtu të rinjve u janë sekuestruar edhe një shumë parash prej rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se janë të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës.

kokaine lavatrice dy shqiptare itali

Lini një Përgjigje