TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Shtator 2025, 09:32

Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës, arrestohet 23-vjeçari në Kurbin

Shkruar nga Pamfleti
Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës, arrestohet
Vendi ku kishte kultivuar bimët narkotike

Një 23-vjeçar nga fshati Shpërdhet është arrestuar nga blutë e Kurbinit për pasi kishte 23 kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Sipas policisë, i riu është identifikuar si Nezir Ahmeti. Uniformat blu asgjësuan një pjesë të bimëve përmes djegies, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua si provë materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 23 vjeç, banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin, i cili dyshohet se ka kultivuar 23 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.  

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njoftoi sot policia.

Lini një Përgjigje