TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 21:01

Dhunohet punonjësi i policisë në Fushë-Krujë, identifikohet autori

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohet punonjësi i policisë në Fushë-Krujë,

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një punonjës policie, i identifikuar si E. Kasmi, është dhunuar fizikisht nga një person gjatë kohës që po parkonte automjetin e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e News24 Klodiana Lala.

Autori i dyshuar i sulmit është Aranit Merlika, tashmë i identifikuar nga autoritetet.

Efektivi ndodhet aktualisht në komisariatin e zonës, ku ka bërë denoncimin për ngjarjen. Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lini një Përgjigje