Kronike12 Janar 2024, 10:54

Kishte shkuar për gjyq, humb jetën një person në Gjykatën Penale të Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

Kishte shkuar për gjyq, humb jetën një person në

Një qytetar ka humbur jetën në Gjykatën Penale të Tiranës.

Mësohet se viktima po qëndronte ulur në stol, në momentin kur ndërroi jetë. Shkaku dyshohet të jetë arrest kardiak.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë për mediat se qytetari u fut në Gjykatë për të pyetur për orën e gjyqit, por nuk u ndje mirë dhe u rrëzua, më pas humbi jetën.

“Erdhi pyeti për orën. Nuk u ndje mirë, u ul në stol dhe ra në karrige”, tregon dëshmitari.

Paraprakisht dyshohet se qytetari ka pësuar atak kardiak.

gjykate tirane