TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Gusht 2023, 14:02

Kokaina me 'tre yje' në Tiranë; mes të arrestuarve edhe djali i ish zyrtares së PS-së

Shkruar nga Pamfleti
Kokaina me 'tre yje' në Tiranë;  mes të arrestuarve
Shpresa Domi

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni “Tre yjet”, në kuadër të të cilit ranë në pranga tre persona dhe u sekuestrua një sasi kokaine.

Ndër të arrestuarit është edhe Robert Domi, për të cilin bëhet me dijse se është djali i ish-nënkryetares së bashkisë së Shijakut, Shpresa Domi.

Kokaina me 'tre yje' në Tiranë;  mes të arrestuarve
Tre të arresturit në Tiranë

Domi shërbente si nënkryetare e bashkisë së Shijakut deri në vitin 2018, ku u largua nga detyra dhe tani është pedagoge.

Djali i saj u vu në pranga së bashku me Genis Mustafën dhe Andrea Demën, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish.

Në rrugën “Vangjush Furrxhi”, Policia lokalizoi automjetin me drejtues Genis Mustafën dhe pasagjerë shtetasit Robert Domi dhe Andrea Demën.

Gjatë kontrollit në automjet është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë  1 kg e 52 gramë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas disa rrjete shpërndarësish, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.

Atyre iu sekuestruan 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

 

 

robert domi kokaninë tiranë

Lini një Përgjigje