TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Maj 2025, 11:34

Konsumoi kokainë dhe përfundoi në spital, shpallet në kërkim i riu që i shiti drogën 15-vjeçares në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti
Konsumoi kokainë dhe përfundoi në spital, shpallet në
Foto Ilustrim

Një i ri ka përfunduar në pranga në Sarandë, pasi dyshohet se i ka shitur lëndë narkotike një të miture.

Policia bën me dije se si pasojë e konsumimit të kokainës, vajza 15-vjeçare përfundoi në spital.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. L., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 16.05.2025, i ka shitur një sasi lëndë narkotike kokainë një shtetaseje të mitur 15 vjeçare, e cila si pasojë e konsumimit të lëndës narkotike ka marrë ndihmë mjekësore në spital”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje