
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mësohet se një 41-vjeçar shqiptar me inicialet M.G është gjetur i vetëvarur pranë banesës së tij.
41-vjeçari i cili kishte punuar prej vitesh në një ishull në Greqi, konkretisht në një punishte, u gjet i varur mëngjesin e sotëm pranë shtëpisë ku jetonte në zonën e Spiladionit.
Policia thirri mjekun ligjor, ndërsa rrethanat e ngjarjes e cila duhet si vetëvrasje po shqyrtohen nga Departamenti i Sigurisë.
Lini një Përgjigje