Kronike18 Prill 2024, 09:57

Kultivonin drogë, arrestohet Kryeplaku në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Kultivonin drogë, arrestohet Kryeplaku në Lezhë

Dy persona janë arrestuar nga policia për kultivim të lëndëve narkotike. Një prej të arrestuarve Ndue Fika 70 vjeç ishte kryeplak i zonës Pepsumaj, mbi të rëndon edhe akuza e shpërdorimit të detyrës.  Personi tjetër i arrestuar është Mark Fiku 31 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ekzekutoi urdhrin e prokurorit mbi vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Shkodër për caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, në bazë të hetimeve të thelluara nga AMP-ja, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në funksion të hetimit të procedimit penal të vitit 2023, regjistruar për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

 Sa më sipër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfshirjes në këtë aktivitet kriminal të kultivimit të bimëve narkotike nga shtetasit:

– Ndue Fiku, 70 vjeç, me detyrë Kryeplak i zonës Pepsumaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike“ dhe “Shpërdorimit të detyrës“.
– Mark Fiku, 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” në bashkëpunim. Agjencia vazhdon hetimet për dokumentimin e veprimtarisë së punonjësve të policisë në këtë aktivitet kriminal.

 

kultivim i bimeve narkotike