Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Fier ku vajza vrau babanë dhe tentoi ta fshihte si ngjarje aksidentale.
Pas disa orëve në komisariat Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë.
Mësohet se e reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë.
“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.
Ndërkohë nuk është ankuar për dhunë të asnjë lloj forme.
Ndërsa Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit mes tronditjes tregon se prej 2 vjet e gjysmë nuk kishte kontakt me të vëllanë, pasi sipas tij Valbona Rama, bashkëshortja e të ndjerit nuk e lejonte.
Ata kanë pasur shpesh kontradikta tregon ai, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë. Ndërkohë kushëriri i 56 vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka pasur kontradikta të vazhdueshme dhe policia ka qenë shpesh e pranishme.
Krimi i rëndë ndodhi rreth mesnatës së djeshme, por 26-vjeçarja e raportoi në polici si aksident. Efektivët ngritën dyshime gjatë deklarimeve të saj në polici dhe kryen hetime të thelluar deri në zbulimin e së vërtetës.
Lini një Përgjigje