TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2025, 19:15

U mbyt në Lagunën e Patokut, gjendet trupi i 16-vjeçarit 

Shkruar nga Pamfleti

U mbyt në Lagunën e Patokut, gjendet trupi i 16-vjeçarit 
Polumbarët kanë gjetur trupin e pa jetë të 16 vjeçarit që u mbyt pasditen e sotme në Lagunën e Patokut, teksa po lahej së bashku me shokun e tij. Ky i fundit, po 16-vjeçar u dërgua me herën në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Kujtojmë se gjarja ndodhi këtë mesdite, kur dy 16-vjeçarët kanë hyrë për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën me detin por dyshohet se i ka marrë rrjedhja. 

Njëri prej tyre është nxjerrë nga uji dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari tjetër u mbyt. 
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe të Policisë Kufitare, si dhe u kërkua ndërhyrja e polombarëve të Renea-s, për kërkimin dhe gjetjen e trupit.

Lini një Përgjigje