Kronike26 Gusht 2023, 07:08

Makina përplas për vdekje kalimtarin në Sukth, arratiset shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Makina përplas për vdekje kalimtarin në Sukth, arratiset shoferi

Një aksident me vdekje u shënua në orët e vona të natës në rrugën dytësore Sukth-Manzë.

Një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor J. M., 59 vjeç, i cili ka humbur jetën, informoi pak pas mesnate policia e Durrësit.

Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes.

sukth makina kalimtar arratiset shoferi