TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2025, 13:22

I iku policisë me “Audi” të vjedhur, identifikohet 18-vjeçari shqiptari që humbi jetën në aksidentin në Itali

Shkruar nga Pamfleti

I iku policisë me “Audi” të vjedhur, identifikohet

Është identifikuar 18-vjeçari shqiptar që humbi jetën tragjikisht rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në Bolonja të Italisë, teksa policia po e ndiqte pas vjedhjes së një makine “Audi” në zonë.

Viktima është identifikuar si Valjero Maksuti, i cili ishte i skeduar me precedentë penalë të mëparshëm sipas autoriteteve italiane dhe mediave. I plagosur rëndë ka mbetur shoku i tij 19-vjeçar, i cili nuk kishte precedentë penalë.

Bëhet me dije se automjeti tip Audi që kishin vjedhur, u përplas me një shtyllë teksa po ndiqeshin nga policia dhe për pasojë ndërroi jetë njëri prej tyre, 18-vjeç, ndërsa tjetri, 19-vjeç u dërgua në spital.

Shofer ishte 19-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit në kryqëzimin Via Murri dhe Via dei Lamponi për shkak të shpejtësisë së lartë ndërsa po ndiqej nga policia, duke u përplasur me shtyllën dhe më pas me disa makina të tjera të parkuara.

Sipas policisë, dy të rinjtë i ikën një kontrolli të makinës policore patrulluese pasi ishte ndalur në semaforin e kuq. Sapo semafori u bë jeshil, makina u largua me shpejtësi dhe efektivët e ndoqën nga pas.

18-vjeçari rezultonte i dënuar për vjedhje dhe rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa 19-vjeçari nuk ka precedent të mëparshëm penalë.

Dy djemtë, u ndaluan nga makinat e patrullës së stacionit të policisë Santa Viola në Via Tolmino.

Oficerët i urdhëruan të ndalonin: ata dukeshin sikur po i bindeshin urdhrit, por ndërsa patrulla po afrohej, ata u larguan me shpejtësi.

Brenda makinës u gjetën një çekiç thyerjeje xhamash, një palë doreza dore dhe një byzylyk ari, si dhe një palë çelësa apartamenti. I ndjeri, sipas hetimeve, kishte dënime të mëparshme për rezistencë ndaj arrestimit dhe vjedhje. Pamjet e kamerave të mbikëqyrjes  u morën për të përcaktuar rrethanat e sakta.

 

aksident tragjik

Lini një Përgjigje