TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Mars 2023, 07:57

Masakra në Tiranë, dalin fotot e dy grave që Dan Hutra i ekzekutoi me kallashnikov në Paskuqan

Shkruar nga Pamfleti
Masakra në Tiranë, dalin fotot e dy grave që Dan Hutra i

Ditën e sotme janë publikuar fotografitë e 2 viktimave që u vranë me kallashnikov nga Dan Hutra në Paskuqan. Ai shkoi për ish-bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa, të cilën e plagosi me thikë dhe vrau motrën e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe të fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku.

Skema si ndodhën vrasjet

Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën "Teodor Keko", në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë shtetasen M. G., 40 vjeçe, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Shtetasi Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Theksojmë se për ngjarjen e parë të ndodhur në rrugën “Teodor Keko” Policia e Shtetit ka marrë njoftim në orën 13:40 minuta, nga një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pra pas ndodhjes së dy ngjarjeve të tjera.

masakra në tiranë

Lini një Përgjigje