
Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi i është gjetur një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.
Policia bënë me dije se bëhet fjalë për të riun me inicialet A. G., banues në fshatin Picar.
“Mbante armë zjarri dhe municion luftarak, në banesë, vihet në pranga 25-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pushkë dhe 1 granatë dore.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas mbante armë zjarri, në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 25 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.
Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhe 1 granatë dore.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit A. G. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje