Kronike29 Mars 2023, 21:16

Mbeti viktimë e konfliktit në Kavajë, 43-vjeçari Gosa i dënuar më parë për vrasje

Shkruar nga Pamfleti

Mbeti viktimë e konfliktit në Kavajë, 43-vjeçari Gosa i

Armand Gosa, një prej personave që mbeti viktimë nga konflikti me armë pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë, mësohet se ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

Mësohet se 43-vjeçari plagosi me kazmë Gent Gjuzi, i cili më pas ndërroi jetë në spital. Pasditen e sotme, Rexha u konfliktua me 43-vjeçarin Armand Gosa, teksa të dy humbën jetën.

Sipas informacioneve konflikti mes tyre nisi 3 ditë më parë dhe u takuan sërish sot për t’u sqaruar. Fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë. Si Armand Gosa dhe Sali Rexha i kanë ndërruar emrat në gjendjen civile, pasi i kishin Edmond dhe Altin.

konflikti kavajë