Kronike29 Mars 2023, 19:41

Vrasja e dyfishtë në Kavajë, reagon policia: Viktimat qëlluan ndaj njëri-tjetrit, ndërruan jetë në spital

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e dyfishtë në Kavajë, reagon policia: Viktimat

Policia ka reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Kavajë, ku humbën jetën dy persona. Uniformat blu bëjnë me dije se të dy viktimat janë të moshës 43 vjeç. Ata kanë ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

"Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues", njofton policia.

 

kavaje vrasje