Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Juljan Kollçaku, i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane për vepra penale që lidhen me organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh.
Kollçaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firences kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i narkotikëve".
Pas përfundimit të procedurave ligjore, ai iu dorëzua autoriteteve italiane, ku do të përballet me procesin penal për akuzat e ngritura ndaj tij.
Operacioni i ekstradimit u realizua nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet policore dhe gjyqësore italiane, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen dhe dorëzimin e personave në kërkim.
Autoritetet italiane do të vijojnë procedurat hetimore dhe gjyqësore ndaj Juljan Kollçakut për veprat penale për të cilat është lëshuar urdhri i arrestit.
"Interpol Tirana ekstradoi në Itali shtetasin Juljan Kollcaku, i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Firences i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i narkotikëve.", njofton policia.
Lini një Përgjigje