Janë zbuluar pamjet nga arrestimi i autorit të atentatit të ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku humbën jetën dy persona dhe mbetën të plagosur dy të tjerë.
Në videon e shpërndarë nga policia, shihet se si Ragip Gila tentoi të fshihej pas shkurreve, por u kap nga efektivët. Më pas shihet shoqërimi i tij në komisariat.
Viktima të të shtënave mbetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi), ndërsa u plagosën Erogen Vaso (Brajoviq), i cili ishte edhe objektiv i atentatit si dhe Meri Kaceri, banakiere e lokalit ku ndodhi ngjarja.
Policia gjithashtu ka zbuluar edhe një banesë që përdorej nga të dy personat, ku janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak dhe pajisje të tjera.
Gjatë operacionit u sekuestruan: 1 automatik, 6 pistoleta, fishekë, 45 kapsolla detonatorë, një ‘Audi’ me targa të vjedhura në Lezhë, 5 dronë dhe 5 aparate fotografike.
Historiku i ngjarjes:
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës, ku autori 29-vjeçar hyri brenda në lokal dhe qëlloi me breshëri plumbash drejt disa personave. Armando Pali, i cili po pinte kafe me Erogen Brajoviçin, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa truproja e këtij të fundit, Liridon Kraja (Lushi) humbi jetën në spital. Dy plumba mori edhe Meri Kaceri, kamarierja 25-vjeçare e lokalit, e cila gjithashtu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
29 vjeçari i armatosur me 2 armë, një pistoletë dhe një scorpions, i veshur me antiplumb, shkoi pranë lokalit me një motoçikletë të zezë, të cilën e la jashtë të ndezur. Hyri në këmbë dhe qëlloi në drejtim të tavolinës ku ndodheshin 3 personat, ndërsa në afërsi ishte edhe kamerierja. Pas breshërisë së plumbave doli nga aty përmes një dere të dytë në anën tjetër të lokalit.
Më pas hyri në një rrugicë të Shkodrës duke braktisur motoçikletën dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “BMË”, ngjyrë gri. Gjatë rrugës në ikje, Gila u përplas me dy automjete, dhe pasi mbërriti pranë shinave të Trenit në lagjen “Skënderbeg”, braktisi makinën. Në këmbë tentoi të largohet duke kaluar lumin Kir, megjithatë tashmë ishte pikasur nga policia.
Lini një Përgjigje